Kujt po i thotë Blero “Faleminderit që ishe por më shumë faleminderit që shkove”?

Këngëtari Blero Muharremi njihet për lidhjen e tij me futbollin.

Shpesh në intervista ai ka thënë se është simpatizues i madh i klubit futbollistik Barcelona, prandaj, të shpeshta janë edhe postimet në lidhje me këtë ekip.

Edhe sonte, Blero hodhi një foto të Neymar i cili është larguar nga ky ekip.

Fotos këngëtari ia la një shkrim ku iu drejtua lojtarit me fjalët “Faleminderit që ishe por më shumë faleminderit që shkove”.

Siç duket Blero, ishte i pakënaqur me lojën e Neymar sa ishte në Barcelonë!/BS

Image

Be the first to comment

Leave a Reply