Neymar i përgjigjet Messit në postimin lamtumirës në Instagram (Foto)

Mungon vetëm zyrtarizimi që Neymar të jetë lojtar i Paris Saint-Germainit.

Barcelona dhe agjentët e lojtarit tashmë konfirmuar largimin e lojtarit nga klubi katalunas.

Nëpërmjet Instagramit me një postim emocionues Lionel Messi i dha lamtumirën Neymarit nga Camp Nou:

“Ishte kënaqësi e madhe të ndaja gjithë këto vite me ty miku im Neymar jr. Të uroj fat në fazën e re të jetës. Shihemi, të dua shumë”, u shpreh Messi në postimin në fjalë.

Nuk vonoi dhe përgjigjja e Neymarit në postimin në fjalë:

“Faleminderit vëlla. Do të më mungosh”, ka shkuar Neymar.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply