Zyrtare: Bayerni pa dy super lojtarë ndaj Dortmundit në Superkupë (Foto)

Bayern Munich e ka konfirmuar se James Rodriguez dhe Thiago Alcantara do të mungojnë në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich përvec që humbi 3:0 ndaj Liverpoolit mbrëmë në Audi Cup, asaj iu lënduan edhe tre lojtarë, James Rodriguez, Thiago Alcantara dhe David Alaba.

Ky i fundit nuk ka ndonjë lëndim të rëndë dhe do të jetë gati për ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Borussia Dortmundit.

Por, e njëjta nuk vlenë edhe për James Rodriguez dhe Thiago Alcantara.

I pari ka një lëndim muskulor në këmbën e djathtë dhe do të mungojë për disa javë, ndërsa spanjolli do të mungojë më pak, por, nuk do të jetë gati për ndeshjen e së shtunës.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply