Festa e Shkëndijës pas kualifikimit në “play off” të Europa League

Shkëndija vazhdon ëndrrën evropiane, pasi sot në Maqedoni e gjunjëzoi skuadrën nga Lituania, Trakai.

Klubi tetovar fitoi ndeshjen e kthimit me rezultat 3 me 0, me golat e shënuar nga Ibraimi dhe Hasani, i cili shënoi dy herë.

Shkëndija u kualifikua në “play off” të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 4-2, dhe pas fitores së sotme klubi tetovar ka bërë një festë të madhe në zhveshtore.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply