Fjalët e para të Neymarit si lojtar i PSG-së

Neymar edhe zyrtarisht është lojtar i Paris Saint Germainit.

PSG-ja ka bërë të ditur se Neymar ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, që do ta mbajë atë në Francë deri me 30 qershor të vitit 2022.

Ai do të mbajë të veshur fanellën me numrin 10, që i është liruar nga Javier Pastore.

Trasnferimi u realizua vetëm pasi braziliani pagoi vetë klauzolën e lirimit, 222 milionë euro, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Ai u shpreh tejet i lumtur që i është bashkuar PSG-së.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që i jam bashkuar Paris Saint-Germainit”, tha Neymar Jr pasi nënshkroi kontratën, njofton klubi francez.

“Që kur kam ardhur në Evropë, klubi ka qenë shumë konkurrues dhe ambicioz. Dhe çka më motivon më së shumti është fitimi i titujve që duan tifozët më së shumti”.

“Ambiciet e klubit më kanë impresionuar. Kam luajtur që katër vite në Evropë dhe mendova se jam gati për këtë sfidë të re”.

“Nga sot, do të bëjë gjithçka që të ndihmojë shokët e mi të skuadrës, për të hapur horizonte të reja dhe t’i bëjmë të lumtur miliona tifozë në mbarë botën”, deklaroi më tej Neymar.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply