Ronaldinho i jep bekimin Barcelonës që ta marr Coutinhon për zëvendësim të Neymarit

Legjenda e Barcelonës, Ronaldinho, e ka zgjedhur Philippe Coutinhon e Liverpoolit si pasardhës i Neymarit.

Ronaldinho aktualisht është pjesë e Barcelonës, si ambasador dhe ka dhënë mendimin për lëvizjet e fundit.

“Ka shumë pak lojtarë në botë që mund ta zëvendësojnë Neymarin dhe unë them se Coutinho mund ta bëjë këtë”.

“Ai është në të njëjtin nivel dhe mund ta plotësojë vendin që ka lënë Neymar, por Liverpool e di sa vlen ai dhe sa do t’i kushtojë Barcelonës”, ka thënë Ronaldinho.

Ronaldinho kishte lënë PSG në vitin 2003 për të kaluar te Barcelona, e kundërta që ka bërë Neymar.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply