Zyrtare: PSG konfirmon transferimin e Neymarit (Foto)

Paris Saint-Germain ka konfirmuar transferimin e sulmuesit brazilian, Neymar nga Barcelona.

Më herët gjatë ditës përfaqësuesit ligjorë të Neymarit paguan klauzolën e lirimit prej 222 milionë eurove te Barcelona, duke shkëputur njëanshëm kontratën.

Pas kësaj është edhe gjiganti francez, që ka konfirmuar transferimin e yllit brazilian me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare.

“Paris Saint-Germain është shumë i lumtur të njoftojë ardhjen e Neymar Jr në ekip. Të enjten, sulmuesi brazilian nënshkroi një kontratë pesëvjeçare në praninë e përfaqësuesve të klubit”.

PSG i uron mirëseardhje Neymarit

“Neymar Jr është angazhuar tashmë në klubin e kryeqytetit francez deri më 30 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e PSG-së.

Neymar te gjiganti francez do të bart fanellën me numër 10, e cila deri më tani mbahej nga Javier Pastore.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply