Kryesia e Shoqatës së Vreshtarve të Kosovës shkarkon kryetarin Afrim Sharkun

Kryesia e Shoqatës së Vreshtarve të Kosovës ka njoftuar se sot e kanë shkarkuar kryetarin Afrim Sharkun.

‘’Me vendim te Kryesise se Shoqates, obligohet qe ne afat 7 ditor t`i dorezoj te gjitha materialet, mjetet dhe pasqyrat bankare para Kryesise dhe Kuvendit te Shoqates’’, thuhet nga ta.

Kjo kryesi ka dhënë edhe arsyet që e kanë shtyer drejt këtij vendimi.

 

Ja komunikata e plotë:

Sot me date 05.08.2017 eshte mbajtur mbledhje e jashtzakonshme e Kryesise se Shoqates, ku prezent ishin 6 nga 9 anetaret e kryesise se shoqates Se Vreshtarve, ne te cilen eshte marr vendimi si ne vijim Vendim, Ne baze te situates se krijuar, mos funksionim te Shoqates Vreshtare dhe mos komunikim te personit te Autozizuar z. Afrim Sharku, ku perveq mos transparences ne raportime, me vendimet vetanake te paautorizuara, therret takime me Fermer duke i shkelur te gjitha rregullat dhe dispozitat e statutit te Shoqates.Vendim qe perfaqesuesi aktual me unanimitet eshte shkarkuar nga te gjitha detyrat e Shoqates, me vendim te Kryesise se Shoqates, obligohet qe ne afat 7 ditor t`i dorezoj te gjitha materialet, mjetet dhe pasqyrat bankare para Kryesise dhe Kuvendit te Shoqates. Poashtu edhe Autozimi i llogarise Bankare .Ne rast tjeter Lenda i kalon organeve te Drejtesise. Me kete vendim autoriteti i kalon nen kryetarit z. Hamid Makshana deri ne takimin e ardhshem te Kuvendit, i cili do te mbahet ne afat 10 ditor.

Be the first to comment

Leave a Reply