Mourinho i kërkon Balet që të bëjë publike dëshirën për t’ju bashkuar Unitedit

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është duke pritur për një deklaratë publike nga Gareth Bale përpara se të luajë kartat për yllin e Real Madridit.

Bale thuhet se është i etur të kthehet në Ligën Premier, pasi dëshiron ta lë Real Madridin dhe të transferohet te Manchester United.

Sipas Don Balon, Mourinho i ka kërkuar Balet që të bëj publike synimin e tij për të lënë Real Madridin për të detyruar kështu një transferim te Djajtë e Kuq.

Mourinho mbetet i sigurt për të nënshkruar një marrëveshje të bujshme për të transferuar reprezentuesin e Uellsit përpara se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve.

Por, shefi i skuadrës nga Old Trafford dëshiron që Bale të përshpejtojë procesin duke deklaruar synimin e tij për të lënë Bernabeu

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply