Shpejtësia me të cilën “Despacito” u bë klipi më i shikuar në YouTube: I mjaftuan vetëm 204 ditë

“Despacito” theu rekordin si videoja më e shikuar në YouTube, ndërsa këtë arritje e ka pasur për më pak se një vit.

Klipi i lansuar në muajin janar, nga e premtja e ka tejkaluar duetin e Wiz Khalifa dhe Charlie Puth, “See You Again”, që tash renditet në vend të dytë.

Për t’u shndërruar në klipin më të shikuar në histori të YouTube, “Despacito-s” i kanë mjaftuar vetëm rreth shtatë muaj nga lansimi – saktësisht 204 ditë.

Me një mesatare prej 14.5 milionë shikimesh në ditë, videoja muzikore e kësaj kënge kishte thyer më herët rekordin për numrit më të madh të shikimeve në baza ditore.

Image

Po ashtu, “Despacito” kishte thyer rekordin e popullaritetit në çdo platformë, ndërsa ka qëndruar në krye të ‘Billboard Hot 100’ në 12 javët e fundit.

Bashkëpunimi i Luis Fonsi dhe Daddy Yankee (tash kur po e publikojmë artikullin) numëron tre miliardë e 18 milionë shikime në YouTube.

Tash pritet të shihet se cila do të jetë shifra që do ta kapë kjo video muzikore dhe a do të arrijë të tejkalojë katër miliardë shikime në një afat jo të gjatë kohor./BS

Be the first to comment

Leave a Reply