Femrat e zgjuara janë konsumuese të mëdha të alkoolit

Femrat të cilat kanë kryer universitetin priren të konsumojnë më shumë alkool sesa femrat të cilat kanë ngecur në arsim, ka zbuluar studimi i ri.

Sipas tyre, femrat me diploma janë dyfish më të prira të konsumojnë alkool çdo ditë, ndërsa janë edhe më të prira të kenë probleme serioze me alkool. Një ndërlidhje e njëjtë mes arritjeve edukative dhe konsumimit të alkoolit është parë edhe te meshkujt, por fuqia e asaj lidhje është më pak e fortë.

Këto zbulime vijnë nga një studim i kryer në Shkollën Londineze të Ekonomisë, ku hulumtuesit i kanë monitoruar jetët e mijëra grave dhe meshkujve 39 vjeçarë, të gjithë të lindur në Britani gjatë të njëjtës javë të vitit 1970.

Raporti ka konkluduar: “Aq më të edukuara që janë gratë, aq më shumë priren të konsumojnë alkool në përditshmëri dhe të raportojnë probleme me alkoolizmin”.

Autorët e këtij raporti, Francesca Borgonovi dhe Maria Huerta, thonë se për këtë ka shumë shpjegime të mundshme, megjithatë rezultatet fillestare me të vërtetë që janë interesante./BS

Be the first to comment

Leave a Reply