7 gabimet që duhet të shmangni kur arredoni tualetin e shtëpisë

 

Tualeti është një nga dhomat e shtëpisë që vitet e fundit i është nënshtruar shumë ndryshime. Njëherë ishte konsideruar si një dhoimë shërbimesh, ndërkohë që sot është bërë një zonë relaksi dhe pothuajse SPA.

Për këtë arsye dhe kompanitë e arredimit kanë vendosur të zhvillohen duke u bërë më praktike dhe funksionale por dhe me të bukura. Brandet e arredimit për tualete ofrojnë mobilje për gustot dhe nevojat e të gjithëve. Zbulojmë disa gabime që nuk duhen bërë nbë mënyrë që të shfrytëzojmë maksimalisht tualetin që kemi.

1.Lënia pas dore e fazës së projektimit
Një nga gabimet që nuk duhet të bëjme është lënia pas dore e fazës së projektimit. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se sa hapësirë kemi, për të zgjedhur në mënyrë të saktë sanitaret, mobilje, dushin apo vaskën. Një sistemim rastësor mund të prishë gjithë cilësinë.
2.Zgjedhja e mobiljeve të mëdha
Për të arreduar një tualet me përmasa të vogla, duhe evituar patjetër mobiljet e mëdha. Nëse hapësira është e reduktuar mobiljet e mëdha nuk do të ishin të rehatshme. Lavamani i madh për shembull përdoret dhe këshillohet vetëm për tualete të mëdha, mos e merrni nëse nuk keni nëj të tillë.
3.Ngjyra shumë të ndezura
Një tjetër gabim që nuk duhet bërë është zgjedhja e ngjyrave shumë të forta. Ngjyra mund të jetë pika dalluese e gjithë tualetit prandaj është e rëndësishme të zgjedhim tonalitetet sipas një kriteri të saktë, duke alternuar ngjyra neutrale dhe të forta.

4.Ndjekja e tendencave
Tendencat e shtëpisë ndërrojnë vazhdimisht. Për këtë arsye është më mirë të evitojmë të zgjedhim mobilje vetëm në duke u bazuar te trended e momentit. Trendet janë një inspirim sepse për ta bërë dhomën sa më të rehatshme duhet të mois largohemi nga stili personal.
5.Mbulimi i dritës natyrale
Drita natyrale luan një rol të rëndësishëm në arredimin e tualeteve. Mundohuni të mos mbuloni drtitën natyrale me perde apo mobilje ose objekte dekorative. Nëse keni një tualet pa dritare atëherë duhet të keni kujdes me ndriçimin.
6.Të mos i japësh rëndësi aksesorëve
Si dhomat e tjera të shtëpisë dhe tualeti ka nevojë për dekorime dhe për aksesorë për ta personalizuar. Është e rëndësishme të zjedhim mbajtëse, rafte apo aksesorë në linjë më stilin e zgjedhur më parë.
7.Pak mobilje
Një tjetër gabim është zgjedhja e mobiljeve pa sirtarë apo pa rafte. Mos harroni që sapuna, apo produktet e higjenës nëse lihen kudo na e trasformojnë ambientin në një dhomë të lënë pas dore dhe të parregullt. Zgjidhni mobilje me rafte që të keni çdo gjë në rregull./ Këshilla nga “Sfida Imbobiliare”/BS

Be the first to comment

Leave a Reply