Horoskopi ditor, e hënë 7 gusht 2017

Dashi

Nëse keni fëmijë për të edukuar, do bënit mirë të koordinonit me partnerin/en tuaj, për një linjë të përbashkët, në mënyrë që raporti juaj të ecë paralel. Miqtë dhe familjarët do të kënaqen nga prania juaj, por mes tyre do të ketë edhe sfida dhe rivalitete.

Demi

Tensione dhe trazira në familje dhe në punë, në sajë të ndikimit të Diellit dhe Marsit në shenjën tuaj. Kjo e hënë do të jetë e mundimshme, me shumë angazhime dhe do e ndieni veten si të mbytur.

Binjakët

Kjo javë pritet të nisë me këmbën e mbarë për ju. Do të arrini të zhbllokoni situata të tensionuara dhe do të gjeni më shumë hapësirë lirie. Do të gjeni zgjidhje të reja dhe origjinale të cilat do të kenë konsensusin dhe mbështetjen e personave që ju rrethojnë.

Gaforrja

Një ditë mjaft pozitive e cila do ju shërbejë për të reflektuar, sidomos lidhur me aspiratat që keni. Përfshijini edhe familjarët në projektet tuaja dhe do të krijoni një atmosferë më të mirë bashkëpunimi dhe kompaktësie.

Luani

Rreziku i një debati të ndezur në çift do të varet nga mënyra se si do e merrni. Në fillim e vërteta dhemb, më pas përpunohet dhe në fund duhet pranuar. Nëse dashuria ekziston në çift, programoni një udhëtim romantik dhe gjithçka do të shkojë më së miri.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite duhet të jeni të armatosur me energji. Planifikoni aktivitetet tuaja, për të shmangur lodhjet e kota. Në punë, nuk do ju interesojë konkurrenca, por do të bashkëpunoni dhe do të keni shpirt organizativ.

Peshorja

Do të përfshiheni plotësisht në aktivitete me fëmijë dhe do të ndiheni mjaft mirë. Por sa keq që në raportin me miqtë, situata do të jetë disi e nderë. Shmangni provokimet dhe polemikat, duke treguar anën tuaj diplomatike.

Akrepi

Si të mos mjaftonte ndikimi i Diellit dhe Marsit në shenjën tuaj, gjatë kësaj dite edhe Hëna, do të ndikojë negativisht. Lëreni personin që keni në krahë që t’iu përkëdhel dhe të veprojë lirisht, pasi në këtë mënyrë dita do të ecë më mirë.

Shigjetari

E hëna do të jetë e mërzitshme, por jo për ju, pasi do të dini të rrini larg tensioneve, duke projektuar zhvillime interesante gjatë ditës. Bëni mirë të përshtateni shpejtë me ndryshimet si dhe mirëprisni pozitivisht çdo aventurë që do ju dalë përpara.

Bricjapi

Hëna sugjeron shpenzime për shtëpinë gjatë kësaj dite. Është koha për të zëvendësuar pajisje të vjetra elektroshtëpiake, me ato të gjeneratës së re. Në sferën profesionale do i’a dilni më së miri, duke mbajtur nën kontroll çdo situatë.

Ujori

Dielli dhe Marsi në kundërshtim me njeri tjetrin do shkaktojnë ulje-ngritje për të lindurit e kësaj shenje. Priten debate me partnerin/en. Këshillohet të ruhet qetësia dhe shpirti i përshtatjes.

Peshqit

Do të jeni të ngadaltë dhe të mefshtë gjatë kësaj dite. Dembelizmi që ju ka pushtuar do të zgjasë, aq sa me zor do arrini të bëni punët që do ju ngarkohen. Hëna ju fton që të reflektoni, jo vetëm mbi atë që ka kaluar por edhe lidhur me parimet dhe idealet./BS

Be the first to comment

Leave a Reply