Ramos: Ky është çelësi i suksesit

Ramos ka lavdëruar Zidanin.

Real Madridi ka fituar Superkupën e Evropës, pasi e mposhti në finale 2:1 Manchester Unitedin.

Kapiteni i “Los Blancos”, Sergio Ramos, mendon se ky sukses i vazhdueshëm i Realit është falë punës fantastike të Zinedine Zidanes.

“Celësi i suksesit është Zinedine Zidane. Mënyra se si ai e menaxhon skuadrën është thjesht fantastike”, tha Ramos.

“Jemi shumë të lumtur, një titull më shumë. Kurrë nuk ngopem së fituari”, shtoi kapiteni.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply