Toni Kross: Bayerni nuk kishte para të më paguante

Toni Kroos më në fund e ka pranuar hapur se arsyeja primare pse është larguar nga Bayern është paga.

Në verën e vitit 2014, ai paguhej rreth 8 mln euro në vit (bruto) dhe kërkoi rritje të ndjeshme të saj.

Klubi nuk pranoi dhe, kështu, ai zgjodhi të kalojë te Real Madrid, ku iu garantuan 11 milionë euro në vit (neto).

Pra, mesfushori përfitoi një rritje thuajse të trefishtë. “Po, u largova sepse nuk gjetëm akord financiar. Kur kthehem pas në kohë, jam i lumtur që atë kohë nuk arrita një marrëveshje”, është shprehur gjermani në “Sport Bild”.

Kroos ka shtuar se ndërmjet tij dhe kryesisë bavareze ka pasur edhe dallime të tjera dhe kjo e ka shtyrë përfundimisht të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply