Azem Vllasi shahet rëndë: “Në kohën e Sllobës, i keni bërë dëm 2 milionë shqiptarëve” (Foto)

Pas rrëfimit të Azem Vllasit për ditën e tentim-vrasjes nga Murat Jashari, ku edhe është plagosur, në të cilin tregon se ka pasur një thirrje nga Moska, kanë plasur reagimet në llogarinë e Periskopit në Facebook.

Një komentues, J.A. shkruan: “Po ju zoti Azemi, nuk i keni bërë ndoshta asgjë, por i ke bërë dëm në kohën e Sllobës 2 milionë shqiptarëve!”

Një tjetër komentues poashtu i pezmatuar nga viktimizimi i Vllasit shkruan: “T’paska thirrë babai yt se atje i ke rrënjët ti o Stalin”

N.K. shkruan: “Hajde rren hajde, e more Azem, po shumë kemi vujtë në kohën tane!”

Azem Vllasi është tërhequr nga politika dhe aktualisht kryen detyrën e avokatit. /Periskopi

Be the first to comment

Leave a Reply