A u thua dot ti të më japin pak Kupën?”, N’Zonzi shpëtoi te turpshmin Kante(Video)

Franca kampione e Botës për herë të dytë në histori dhe padyshim që një ndër heronjtë e këtij suksesi është Ngolo Kante. Me ndërhyrjet e tij, thyerjet e aksioneve dhe ndërtimin e tyre për Francën, Kante ka qenë një ndër më të dalluarit në këtë Botëror.

Mesa duket, sigurinë dhe vendosmërinë, Kante e gëzon vetëm në fushë, duke qenë se jashtë saj, ai është shumë i turpshëm dhe këtë e vërteton një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale dhe është bërë virale menjëherë.

Në festën e Francës pas triumfit 4-2 ndaj Kroacisë, futbollistët kanë përfituar duke bërë disa foto me trofeun e Kupës së Botës, ndërkohë që më i tërhequr ka qenë Kante. Ai nuk ka provuar që të marrë trofeun për foto, por ka qenë N’Zonzi ai i cili ua ka marrë lojtarëve të tjerë, për t’ia dhënë Kantes./Vipsport.al/

Be the first to comment

Leave a Reply