Mediet amerikane: Presidenti ynë u turpërua nga Putini

Mediet amerikane po merren me samitin e Helsinkit mes presidentit Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, shkruan Periskopi.

Në studiot e CNN po debatohet mbi këtë samit ku po kritikohet rëndë paraqitja e presidentit amerikan, i cili po quhet si i ‘dorëzuar’ para presidentit rus Putin. Një komentuese e ka quajtur ‘të turpshme’ e ‘të përbuzshme’ qëndrimin e Trumpit krahas presidentit Putin.

Edhe në lidhje me përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-s, u kritikua Trumpi i cili tha se krejt çka mund të bënte ishte t’i shtronte pyetje presidentit rus. U tha se Trump nuk ngurron ta konfrojntojë Merkelin e Mayin, por nuk po e bën një gjë të tillë ndaj presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin.

Më tej, CNN shtron se Putini dukej se nuk besonte që po qëndronte krahas presidentit të ShBA-ve i cili vazhdimisht e komplimentonte. /Periskopi

Be the first to comment

Leave a Reply