Vuçiq në Paris për takimin me Macronin, temë diskutimi edhe çështja e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka arritur në Paris ku nesër do të takohet me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Në mesin e shumë temave, ajo kryesore pritet të jetë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Se një gjë e tillë do të jetë tema më e diskutuar e ka konfirmuar dje edhe ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondolini.

Ai ka thënë se mesazhi më i dhimbshëm do të jetë ai për Kosovën.

Mesazhi i tretë, siç ka thënë ambasadori francez në Beograd Frederic Mondoloni është tema e dhimbshme që ka të bëjë me Kosovën dhe me ripërtëritjen e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

“Shpresojmë që ky dialog do të sjellë ndonjë rezultat dhe përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Mondoloni.

Dy mesazhet tjera sipas ambasadorit francez janë raportet ndërshtetërore dhe rruga evropiane e Serbisë.

Ndryshe menjëherë të mërkurën Vuçiq do të takohet me Thaçin në Bruksel.

Be the first to comment

Leave a Reply