Molliqaj e fton LDK-në dhe Vetëvendosjen të mbledhin nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë

Deputeti i Partisë Social Demokrate Dardan Molliqaj ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk duan ta rrëzojnë qeverinë por se i kanë vetëm fjalë mediatike.

Ai në “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se i fton publikisht këto dy parti që ti nisin mbledhjen e nënshkrimeve që  ta rrëzojnë Qeverinë Haradinaj, por sipas tij asnjëra nuk do ta bëjnë një gjë të tillë

“Unë i ftoj publikisht edhe LDK edhe VV që ti bëjnë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë.

Urdhëroni nesër është e marte le ti nisin nënshkrimet dhe PSD do ti jap nënshkrimet, por asnjëra prej tyre nuk do ta bëjnë, dhe hulumtojeni edhe ju vet këtë “ ka thënë Molliqaj.

Ai ka shtuar se PSD nuk e ka asnjë problem që të shkojnë në zgjedhje.

Ai madje ka shprehur bindjen se do ta kalojnë pragun zgjedhor dhe se janë të gatshëm për zgjedhje.

Be the first to comment

Leave a Reply