Max Allegri tregon si e refuzoi Real Madridin

Max Allegri ka pranuar se ai është ndier i “nderuar” pasi që “klubi më i madh në botë” Real Madrid ishte interesuar për të po ka insistuar se “ka bërë vendimin” e duhur që të rri në Juventus

Allegri ishte njëri prej emrave që ishte përfolur për të zëvendësuar Zinedine Zidane’in pas largimit të papritur, por trajneri i Juves e ka bo të qartë që ai është njëri i fjalës.

“I thashë jo Real Madridit sepse ia kisha dhënë besën presidentit”, ka thënë ai për Stile Mese.

“Kështu, respekti i imë maksimal për Juventusin dhe fjala e dhënë ishin arsyeja se pse e refuzova thirrjen nga Real Madridi, klubit më të madh në botë që e ka ëndërr ta drejtoi çdo trajner”.

“Do të isha hipokrit nëse do të thosha se nuk u ndjeva i nderuar nga konsiderata e tyre, por jam absolutisht i bindur që kam marrë vendimin e duhur”.

“A jam unë një “italian i fjalës” si Buffon apo Del Piero? Absolutisht nuk do të dëshiroja që të barazohem me ta sepse ata janë lojtarë të cilët kanë shkruar historinë, kurse unë jam këtu vetëm që katër vite”./GazetaExpress/

 

Be the first to comment

Leave a Reply