Policia jep detaje të tjera rreth vrasjes së dyfishtë në Gjakovë (Video)

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Gjakovës, Ahmet Hasi sot përmes një konference të jashtëzakonshme ka dhënë detaje rreth vrasjes së dyfishtë në Gjakovë, ku viktima mbetën nënë e bijë.

Ai thotë se policia pas raportimit për kërcënim përmes telefonit, kishte marrë masat për arrestimin e të dyshuarit Pjetër Ndrecaj, raporton Periskopi.

‘Fillimisht u kërlua në shtëpinë e tij pastaj edhe në disa lokacione të tjera. U provua të kontaktohet edhe në telefon, por pa sukses. Viktima jetonte ndarë që nga 12.05 2018 dhe policia edhe në atë kohë mori veprime për të trajtuar rastin dhe ka ngritur kallëzim penal dhe i dyshuari kishte qenë në paraburgim 30 ditë.’

Sipas Hasit, nga viktima nuk është kërkuar mbrojtje, derisa Policia duke parë kërcënimin me telefon ka hapur rastin dhe vazhduar të kërkojë të dyshuarin derisa në orën 21:20 minuta  policia  ka pranuar informatën për armë zjarri.

‘Me të arritur në vend, kemi hasur në dy viktima femra të pajetë, që dyshohet se u vranë nga i dyshuari. Policia ka vazhduar ne angazhimin me qëllim të hetimit dhe zbardhjes së këtij rasti. I dyshuari është dërguar në stacion derisa është identifkiuar edhe arma e krimit’, ka shtuar tutje Ahmet Hasi.

‘Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit. Policia po bashkëpunon me prokurorin  e shtetit dhe është njoftuar edhe Inspektorati i Policisë.’

Në anën tjetër, Armend Zenelaj nga Prokuroria e Gjakovës ka thënë se tashmë kanë nisur hetimet ndaj të pandehurit Pjetër Ndrecaj.

‘Sic e dini dje ka nisur seanca dëgjimore, por është ndërprerë dje. I dyshuari dërgua për tretman mjekësor në QKUK. Në momentin që do të marrim info se gjendja e tij është përmirësuar, do të vazhdojë seanca dëgjimore’, ka shtuar Zenelaj.

KurseAgim Pula nga Zyra për Mbrojtjen e viktimave në Gjakovë ka thënë se e ndjera Valbona Marku asnjëherë nuk është deklaruar se ka pasur kërcënim apo lajmërim për vrasje nga ish-burri.

Sipas tij, ata i kanë ofruar ndihmë, mirëpo, viktima nuk ka pranuar duke thënë se për të do të përkujdeset vëllai i saj.

“Ne i kemi ofruar strehim viktimës, por ajo nuk ka pranuar duke u deklaruar se do të strehohet tek familjarët e saj. Po të njëjtën ditë ne kemi marrë deklaratë shtesë nga vëllai i vet. Ai ka thënë se do t’i marr në mbikëqyrje se do ta shikoj motrën e fëmijët e saj. Sa i përket anës së mbrojtjes së viktimave, ne i kemi ofruar çka ajo ka kërkuar. Për vrasjen ne nuk kemi qenë në dijeni, as që ka ardh në zyrë për këtë apo diçka ndonjë kërcënim. Nuk kemi informacione që ajo ka shprehur ndonjë brengë në zyrën e mbrojtjes së viktimave”, ka thënë ai

Sipas tij, çështja e dhënies së sigurisë është diçka që jepet në disa raste të caktuara dhe duhet të ketë vendim për ta siguruar atë./Periskopi/

Be the first to comment

Leave a Reply