Kosova braktis Shkodrën, kërkon të luajë në Gjermani

Federata e Futbollit të Kosovës duket se preferon të quajë “shtëpi” Koln-in para qytetit të Shkodrës, ku luan aktualisht ndeshjet e saj kualifikuese.

Kosova dëshironte të luante në stadiumin e Këlnit dy ndeshjet e radhës miqësore ndaj Turqisë dhe Letonisë, kërkesë kjo qe nuk është marrë parasysh nga ana e drejtuesve të Kolnit, edhe të policisë gjermane.

Federata e Futbollit të Kosovës na ka kontaktuar”, konfirmoi drejtori sportiv i skuadrës së Këlnit, Lutz Wingerath.

Gjithashttu ai deklaroi se kjo gjë nuk është marrë parasysh për faktin se duheshin leje të tjera.

Ndërkohë drejtori i Policisë Qëndrore në Duisburg, Jan Shabaker u shpreh: “Sipas mendimit tonë, dy ndeshjet nuk duhet të zhvillohen në Këln”, duke bërë që Kosova të vijë të luajë sërish në “Loro Boriçi”.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply