“Për mua ishte hera e parë” Beatrix Ramosaj flet për ndarjen

Beatrix Ramosaj ka rrëfyer në një intervistë të dhënë për emisionin ‘’Hangover’’ se tashmë është single, pasi është ndarë nga i dashuri i saj Ervi Cenolli.

Këngëtarja e njohur edhe pse në rrjetet sociale kishte shkruar se nuk do të shfaqte të dashurin e saj për arsye se dëshironte të ekspozonte vetëm karrierën, por përmes kësaj interviste ajo treguar arsyen e vërtetë të fshirjes së fotove. “Nuk kam folur për jetën time personale. Nuk kam qejf më të ekspozoj jetën personale. Është diçka shumë e bukur që mund t’i ndodhë dikujt. Për mua ka qenë hera e parë që kam pasur dikë dhe kam kaluar shumë kohë me të, nuk janë pak dy vite e gjysmë. Kam shumë respekt, por kështu është jeta, njerëzit njihen, dashurohen, jo gjithçka mundet të ecë. Tani jam single”,-u shpreh Beatrixi.

Këngëtarja u mjaftua me këto fjalë dhe nuk iu përgjigj në vazhdim asnjë pyetjeje tjetër që kishte lidhje më ish të dashurin e saj Ervi Cenolli.

Be the first to comment

Leave a Reply