Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të parë në moshën 44 vjeçare (Foto/Video)

Këngëtari i njohur Sean Paul është bërë baba për herë të parë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai publikisht nëpërmjet një fotografie të publikuar, shkruan lajmi.net
Ai dhe dashnia e tij Jodi, djalin e sapo lindur e kanë pagëzuar me emrin Levi Blaze Henriques.

“Ja ku u bëmë tre. Një duartrokitje për tim bir, shefin e vërtetë, Levi Blaze Henriques dhe gruan time, Jodi Stewart”, ka shkruar Sean.

Këngëtari 44 vjeçar njihet për shumë hite, një prej të cilave e kishte në bashkëpunim me këngëtaren e njohur shqiptare, Dua Lipa-n.

‘No Lie’ rezultoi me një sukses të madh.

Be the first to comment

Leave a Reply