Vallja e Bacës Rifat dhe Bekim Jasharit, që emocionon çdo shqiptar (Video)

Lirinë e deshën më shumë se jetën dhe luftuan për të deri në vdekje.

Frika nuk kishte vend tek ta,kurse jehona e pushkëve të Jasharajve bashkohej më këngët që shpesh ia thoshin Adem e Hamzws Jashari.

Edhe në ditët kritike të 5,6 dhe 7 marsit dy heronjtë e Kosovës nuk e ndalën këngën. Ademi e Hamza vdiqen dhe u bën heronjë, duke u kënduar heronjëve.
Dëshirën për lirinë, këngën dhe vallen shqiptare e kanë trasheguar edhe gjeneratat e reja të kësaj familje të madhe shqiptare. Një djalë artisti, nuk mund të jetë tjetër veç se një artist. Këtë e dëshmon edhe Bekim Jashari, djali i heroit, Hamëz Jashari, i cili shihet se sa më mjeshtri e hedh vallën e Shotes, bashkë me axhën e tij, Rifat Jasharin.
Vështirë se mund të mos emocionohet cdo kush që e shikon këtë video ku të lirë hedhin valle ata që janë sinonim i lirisë së Kosovës.

Be the first to comment

Leave a Reply