Vdekje e dyshimtë në pusetë te “Mati 1” (Video)

Shefki Dalipi është gjetur i vdekur, në një pusetë të thellë 6 metra në lagjen “Mati 1” në Prishtinë. Viktima, sipas banorëve përreth, është pronar i tokës ku ndodhej puseta, njëherësh vend ku po bëhen ndërtime të larta. I moshuari, sipas policisë, ka dalë nga shtëpia në ora 10:30 dhe nuk është kthyer më.

Trupi pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ë Ligjore për obduksion, ndërkohë që me rekomandim të Prokurorit të Shtetit, është hapur rasti vdekje në rrethana të dyshimta”. Derisa policia thotë se po e heton rastin që e cilëson si vdekje në rrethana të dyshimta, familja e të ndjerit nuk ka dashur të prononcohet për ekipin e TV Artës.

Be the first to comment

Leave a Reply