Rrëfimi i gruas nga Skënderaji të cilës iu kthye shikimi pas 44 vitesh (VIDEO)

Hafize Thaçit, e cila gjatë tërë jetës gati se u mbështet vetëm në të prekur, iu kthye të pamurit pas 44 vjetësh, njofton Klan Kosova

Pasi iu nënshtrua një operimi në Prishtinë, Thaçit iu kthye shikimi të paktën në syrin e majtë, dy ditë më parë. Kjo u arrit falë shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” që u mobilizua dhe fillimisht me 20 mijë euro të mbledhura, familjes i siguroi banesën , e më pas mblodhi edhe 5 mijë euro të nevojshme për të mbuluar operacionin. E rikthimin e shikimit në syrin e majtë Hafize Thaçi e quan mrekulli.

Be the first to comment

Leave a Reply