Çanak: A ma shpjegoni se si Kosova është pjesë e Serbisë e jo p.sh. Kameruni?

Kandidati për president të Serbisë nga Liga Socialdemokrate e Vojvodinës, Nenad Çanak, në një intervistë për Novi Magazin përsërit se nëse fiton do ta pranonte menjëherë pavarësinë e Kosovës.

“Askush në kampanja nuk pyet se sa kushton kjo që njerëzve në mënyrë masive u është shpëlarë truri prandaj është tabu të pyetës për Kosovën? Sepse, nëse Kosova ka kufi që nuk mund ta kaloni pa pasaportë, nëse gjysma e shteteve në planet e ka pranuar atë dhe nëse ajo ka gjyqësor dhe ekzekutiv të pavarur nga organet e Serbisë, le të ma shpjegojë dikush se në bazë të çkafit Kosova është më shumë pjesë e Serbisë se p.sh. Kameruni? “, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Për të, çështja e Kosovës ndërlidhet me arsyen e shëndosh, prandaj nuk pranohet fakti i pavarësisë së këtij shteti.

“Veten po e sillni në pozitën sikur kur mjeku ta jep diagnozën e gabuar, ndaj çdo terapi është e gabuar”, shton ai.

Be the first to comment

Leave a Reply