Frashër Krasniqi tregon pse është e dyshimtë vdekja e Naser Makollit

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, thotë se heshtja e organeve zyrtare për vdekjen e Naser Makollit e bën shumë të dyshimtë këtë rast.

Makolli, që ishte personi i parë që kishte gjetur aktivistin e VV-së Astrit Deharin pa shenja jete në burgun e Prizrenit, vdiq sot në Lipjan.

“Dëshmitari kryesor në hetimet për vdekjen e Astritit vdiq sot në burgun e Lipjanit. Fakti që nuk ka ende qëndrim zyrtar mbi rrethanat e vdekjes së tij e bën këtë vdekje shumë të dyshimtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Krasniqi, që aktualisht po mban masën e arrestit shtëpiak nën dyshimin për sulmin në Kuvend, është i dyshuar për veprën e njëjtë me të cilën ishte arrestuar aktivisti tjetër i VV-së Dehari.

Be the first to comment

Leave a Reply