Reagon UEFA pas incidentit mes Lyonit dhe Besiktasit (Foto/Video)

Ndeshja mes Lyonit dhe Besiktasit u pasua me një përleshje serioze mes tifozëve të të dyja klubeve, të cilat janë sanksionuar nga organi qeverisës i UEFA.

Lyon dhe Besiktas po akuzohen nga UEFA pasi ndeshja e tyre e parë çerekfinale në kuadër të Ligës së Evropës u pasua me një përleshje mes tifozëve.

Ndeshja në Parc Olympique Lyonnais u shty për 45 minuta pasi tifozët e vendosur në pjesën e poshtme të stadiumit hynë në fushë për t’u mbrojtur nga gjësendet që hidheshin mbi ta nga tifozët vizitorë, shkruan Goal.

Tifozët e Besiktas gjithashtu u panë duke hyrë në fushë dhe duke u rrahur me tifozët vendas. Lyon akuzohet për bllokim të shkallëve, ndezje të fishekzjarrëve dhe ‘pushtim’ të fushës pas golit të dytë të tyre të fitores prej 2-1.

Besiktas po akuzohet për fishekzjarrë si dhe për çrregullime të turmës. Presidenti i Lyonit Jean-Michel Aulas foli rreth këtij shqetësimi para ndeshjes së kthimit në Stamboll, duke thënë se “udhëtimi në Besiktas duket i vështirë”.

(Kosova Sot)

 

Be the first to comment

Leave a Reply