Gjermani, sulmohet autobusi i Mavrajt dhe ekipit të tij

Tjetër sulm ndaj autobusit të një skuadre në Gjermani, por këtë radhë pa viktima dhe me pasoja më të lehta se ai kundër Borusias së Dortmundit.

Objektivi këtë radhë ka qenë Hamburgu, skuadra ku luan Mërgim Mavraj, i cili sot luan derbin e veriut të Gjermanisë në fushën e Verder Bremenit, shkruan “Panorama Sport”.

Kjo sfidë është ndër më të tensionuarat në futbollin gjerman dhe polica lokale kishte marrë masat që të kishte një prani të lartë forcash rendi, 700 policë, për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Por ndërsa autobusi i Hamburgut i drejtohej stadiumit, duke kaluar mes tifozëve të Verderit, ai është bërë objekt i gjuajtjeve të njëpasnjëshme me shishe, kanoçe dhe tullumbace të mbushur me bojë të bardhe e të gjelbër, ngjyrat e klubit vendas.

Nga ky incident është thyer një xham i autobusit, por fatmirësisht situata ka kaluar pa pasoja për Mavrajn dhe shokët e tij, të cilët kanë mbërritur shëndoshë e mirë në stadium.

Be the first to comment

Leave a Reply