Shokon Trump me deklaratë për sulmin në Paris dhe kandidaten Le Pen

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi të premten se beson që sulmi i djeshëm në Paris “me siguri do t’i ndihmojë” kandidates së djathtës ekstreme Marine Le Pen në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Në një intervistë për Associated Press, Trump pohon se nuk e mbështet në mënyrë eksplicite Le Pen.

Ai tha se beson që sulmi do t’i ndihmojë asaj, pasi ajo është kandidate presidenciale, e cila “është më e fuqishmja kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kufijve dhe më e fuqishmja ndaj asaj që po ndodh në Francë”.

Një prokuror francez për anti-terror, njoftoi sot se sulmuesi kishte pasur me vete një porosi, në të cilën mbrohej grupi radikal Shteti Islam.

Trump beson se sulmi do të ketë ndikim në mënyrën me të cilën francezët do të votojnë në rrethin e parë të zgjedhjeve, ditën e diel, transmeton KosovaPress.

Be the first to comment

Leave a Reply