Alban Mehmeti një pozë të këndshme me bashkëshorten (Foto)

Këngëtari i njohur Alban Mehmeti është shumë i pëlqyer nga publiku për të kënduar në dasma, ahengje dhe mbrëmje muzikore të ndryshme.

Ai është rrallë aktiv në rrjetet sociale, ndonëse është i ndjekur nga fansat e tij.

Megjithatë, Albani në të shumtën e rasteve përdor rrjetet sociale, për të promovuar eventet ku ai do të këndojë, në mënyrë që edhe fansat të dijnë se ku ta gjejnë at në koncertin e radhës.

Së fundmi, ai do të performojë në Londër, dhe ka vendosur që të shkojë bashkë me familjen në kryeqytetin anglez, për të shijuar edhe disa ditë pushimi pak para koncertit.

Ai ka ndarë me fansat në llogarinë personale në InstaStory, disa imazhe ku shfaqet bashkë me gruan dhe djalin e tyre gjatë vizitës në një kopsht zologjik në Londër.

Njëra nga pozat, duket vërtet e këndshme ku Albani shfaqet përkrah bashkëshortes së tij, ku rrezatojnë plot mirësi dhe buzqqeshje në krahët e njëri-tjetrit.

Alban Mehmeti prezanton bashkëshorten dhe djalin e tij gjatë vizitës në kopshtin zologjik. Foto nga InstaStory.

Alban Mahmeti në një pozë të këndshme me bashkëshorten. Foto nga InstaStory.

Be the first to comment

Leave a Reply