Gashi tregon kur prishet koalicioni PDK-LDK-Lista Serbe

Analisti politik, Dardan Gashi duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme ka thënë se “PDK ka paralajmëruar që do të shkojë në zgjedhje, por jo me një hidhërim të madh me LDK-në”.

“Pasi është menduar që këto dy parti ta vazhdojnë qeverisjen edhe më gjatë. Jemi në një situatë, kur LDK është tërhequr në mënyrë të njëanshme. Tash PDK thuajse është në pozitë të njëjtë, duke dashur që Qeveria të prishet përmes votave të opozitës”, ka thënë Gashi në Klan Kosova.

Ai ka thënë se LDK nuk do zgjedhje pasi e kanë postin e kryeministrit.

“PDK i dëshirojnë zgjedhjet shkaku i Veselit që ai të vijë në pozitën e kryeministrit. Dy partitë në koalicion po e kërkojnë rrugën e duhur për të shkruar në zgjedhje, LDK sa ma vonë dhe PDK sa ma shpejtë. Prishja e koalicionit në harmoni nuk do të ndodhë. Nëse kemi prishje të koalicionit kjo do të ndodh që PDK do të gjejë aleat në opozitë”, tha ai.

Be the first to comment

Leave a Reply