Thaçi zyrtarisht tregon datën e zgjedhjeve, ka një porosi për partitë politike

Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të jenë në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve, kështu duke treguar zyrtarisht edhe datën e zgjedhjeve që i bie të mbahen më 11 qershor.

Thaçi ka kërkuar nga partitë që edhe këtë herë të tregojnë kulturë të lartë politike para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Ja shkrimi i plotë i tij:

Pas konsultave me përfaqësues të partive politike si dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kam marrë vendim që data e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të jetë 11 qershor 2017.

Kërkoj nga institucionet e Kosovës që, si gjithmonë, të jenë në krye te detyrës dhe në shërbim të qytetarëve.

Nga partitë politike kërkojmë që edhe këtë herë të tregojnë kulturë të lartë politike para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke dëshmuar edhe njëherë se Kosova mbetet shembull në rajon për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Një proces i ndershëm, demokratik dhe i pranuar nga të gjithë duhet të jetë pikësynimi jonë i përbashkët. HTH

Fotografia e Hashim Thaçi

Be the first to comment

Leave a Reply