Kush do të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër?

Avdullah Hoti e Luftfi Haziri vazhdojnë të jenë dy emrat e mundshëm për kandidat për Kryeministër të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

Hoti e ka përkrahjen e anëtarëve të rinj të LDK-së dhe të Isa Mustafës kurse Haziri po përkrahet prej gardës së vjetër të kësaj partie.

Sidoqoftë, askush në LDK s’po flet se kush do t’i prijë kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme. Naser Osmani thotë se Isa Mustafa duhet të japë përgjigje e Agim Veliu thotë se shpejt do të dihet emri i kandidatit.

Udhëheqësit kryesorë të LDK-së po vazhdojnë të deklarojnë se ende nuk e kanë emrin e kandidatit për Kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Be the first to comment

Leave a Reply