Kadri Veseli: Unikkatili i ka disa këngë ‘të rënda’, unë e dëgjoj MC Kreshën (Video)

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka qenë mysafir i Ermal Mamaqit në emisionin Xing me Ermalin, ku është paraqitur mjaft gazmor dhe me shaka iu është përgjigjur pyetjeve të nikoqirit.

Njëra nga pyetjet e komikut të njohur drejtuar ish-kryekuvendarit ishte se a i dëgjon këngët e Unikkatilit.

“Disa i ka të rënda…”, ishte përgjigja e Veselit për këngët e Viktor Palokajt.

“Por, unë e dëgjoj edhe bashkëvendësin tim, MC Kresha, i cili është i jashtëzakonshëm”, ka vijuar më tej ai.

Ndërkaq, në vazhdim, Ermali i ka përmendur disa prej ‘diss-eve’ të Unikkatilit.

Një tjetër pyetje e prezantuesit ishte edhe për flamurin, ndërsa Veseli u përgjigj se flamuri kombëtar për të është ai shqiptar, derisa flamuri shtetëror është ai i Kosovës. Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply