Noizy hyn në biznesin e jetës së natës, sot hap lokalin e tij të ri dhe më pas… (Foto)

Dihet tashmë prej kohësh, që ai është një ndër artistët më të mirëpaguar në trevat shqipfolëse, me një pasuri të konsiderueshme, që e vë atë në krah të disa prej biznesmenëve më të suksesshëm në vendin tonë. Rigels Rajku, i njohur nga të gjithë si Noizy po hedh çdo ditë hapa të sigurtë në botën e biznesit.

Kështu pas disa blerjeve në pasuri në paluajtshme, Noizy po futet edhe në biznesin e jetës së natës, jo më si artist performues, por si sipërmarrës. Sot do të çelet në Durrës logunge (Rigels Shisha Lounge) në pronësi të tij, pas kafenesë disa metra katrorë që e ka hapur vite më parë. Të dy këto biznese mbajnë emrin e Rigelsit dhe pritet që së shpejti Noizy ta shtrijë aktivitetin e tij edhe në Tiranë… Këtë gjë e dëshmon më së miri edhe fotoja e tij në Instagram

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply