Jabllanoviq arrestohet bashkë me gruan

Kryetari i subjektit politik “Srpska”, Aleksandër Jabllanoviq është arrestuar mbrëmjen e kësaj të diele në Leposaviq.

Sipas Shefit Rajonal të Operacioneve nga Policia e Kosovës, Xhelko Bojiq, Jabllanoviq është arrestuar bashkë me gruan e tij, K.J, transmeton Klan Kosova.

Bojiq ka thënë Radio Kim se ka ndodhur një incident në veri, ku kanë qenë të përfshirë Jabllanoviq dhe gruaja e tij dhe më pas ka ndërhyrë policia e Kosovës që i ka arrestuar ata.

Bojiq nuk ka treguar se për çfarë incidenti bëhet fjalë, por që ka treguar se hetimet janë duke vazhduar.

Jabllanoviq thuhet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe se nga çiftit i është konfiskuar edhe një pistoletë.

Be the first to comment

Leave a Reply