Të gjithë jemi fiksuar me “Despacito”, por a e dini kuptimin e vërtetë të këngës? (Video)

Të gjithë jemi marrosur, të gjithë e kemi dëgjuar të paktën njëherë dhe le të themi që pjesa më e madhe e jona ka kërcyer nën ritmet e “Despacito”.

Kjo këngë e Luis Fonsit dhe Daddy Yankee është lancuar në fillim të këtij viti dhe tashmë numëron mbi 1.8 miliar klikime dhe shumë shpejt ka gjasa të kalojë shifrën prej 2 miliardësh.

“Despacito” pëlqehet shumë nga shqiptarët por shumë pak prej tyre ia dijnë kuptimin e vërtetë duke qenë se kënga është në spanjisht.

Një melodi latine shumë romantike por edhe shumë sensuale në të njëjtën kohë.

Fjalët nënkuptojnë afrimet, prekjet e zjarrta, zhveshjen, arritjen në “zonat e rrezikshme”, dëgjimit të zhurmës gjatë aktit seksual dhe puthjet që këngëtari ia dedikon protagonistes.

Be the first to comment

Leave a Reply