Aksident: Përplasen dy trena në Itali, 10 të plagosur

Dy trena janë përplasur midis tyre në provincën e Leçes në Itali, duke pas sipas “Corriere”, dhjetë persona të plagosur.

Përplasja ka ndodhur në dalje të Galugnano në fshatin e San Donato-s. Asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak se përplasja nuk ka qenë aq e fortë. Sipas mediave italiane, trenat në këtë zonë ecin me shpejtësi të ulët. Për shkak të terrenit të vështirë, punonjësit e shpëtimit kanë udhëtuar rreth 20 minuta në këmbë, duke mbajtur pajisjet me vete.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta dhe dyshohet se është bërë një gabim gjatë shkëmbimit hekurudhor. Në korrik 2016 përplasja mes dy trenave në Puglia, mes Corato dhe Andria, vrau 23 persona.

Be the first to comment

Leave a Reply