“Nëse arrihet marrëveshja VV- LDK, PAN do të dorëzohet”

Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri duke folur për mundësinë e koalicioneve paszgjedhore, ka theksuar se nëse do të arrihet marrëveshje ndërmjet LDK-së e VV-së, atëherë PAN, do t’i humb shanset për formimin e Qeverisë.

Sipas Tahirit në qoftë se arrihet kjo marrëveshje në mes Vetëvendosjes dhe LAA-së dhe së bashku me pakicat i arrijnë 81 deputet, çka do të bënte që jo vetëm të krijonin një shumicë të thjeshtë parlamentare por 2/3 e Kuvendit, me të cilën edhe do të mund të bënin ndryshime kushtetuese.

“Besoj se mund të bëhet koalicion LVV-LAA sepse të dy këto subjekte i kanë 61 deputet mjaftueshëm për t’u zgjedhur qeveria ndërsa me minoritete e kanë shumicën e konsoliduar prej dy të tretave të deputeteve në Kuvend pra 81 të mjaftueshme edhe për ndryshim të Kushtetutës”, ka thënë ai.

Tahiri ka folur edhe për kushtet e koalicionit LAA që ta ketë vet postin e kryeministrit, ai është shprehur optimist duke thënë se këto dy subjekte kanë afërsi të arrijnë një marrëveshje.

“Çështja e ndarjes së posteve në Qeveri pra edhe Kryeministri mbetët çështje e arritjes së marrëveshjes dhe e kompromisit e mirëkuptimit. Më të rëndësishëm e shoh programin qeverisëse dhe çështjet që dëshirojnë t’a dërgojnë përpara dhe t’i zgjidhin në interes të të gjithë qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Dy partitë kanë aftësi bisedimi dhe të marrin përgjegjësinë që u takon”, tha Tahiri.

Në anën tjetër Tahiri ka folur edhe për pozitën e PAN-it.

Nëse arrihet marrëveshja mes LVV-LDK-së, sipas tij PAN-it nuk i mbetet tjetër veç se ta dorëzoj mandatin pasi që nuk i ka numrat për të formuar qeverinë.

“Nëse bëhet marrëveshja VV-LAA atëherë PAN -it i bie vetëm të marrë dhe ta dorëzoj mandatin të njëjtën ditë te Presidenti, formalisht për të respektuar procedurën”, është shprehur Tahiri.

Deri më tani zyrtarë të Vetëvendosjes kanë bërë thirrje publikisht që Lidhja Demokratike e Kosovës, t`i bashkohet kësaj partie, dhe së bashku ta formojnë qeverinë.

Ndërsa LDK, ka vendosur që t’i presin certifikimin e deputetëve dhe më pas të bisedojnë rreth një koalicioni të mundshëm.

Kujtojmë që bazuar në rezultatet preliminare të KQZ, koalicioni PAN doli i pari, Vetëvendosja e dyta, dhe e treta doli LDK./GazetaBlic.com/

Be the first to comment

Leave a Reply