Arsenali u ofron rritje të pagës Ozil dhe Sanchez

Klubi londinez po bën çmos për t’i bindur dy yjet e ekipit për të vazhduar kontratën.

Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez nuk kanë dashur që të rinovojnë kontratat e tyre me Arsenalin, pasi që nuk janë pajtuar me kushtet që u ka ofruar klubi, transmeton KosovaPress.

Por tani Arsene Wenger ka vendosur që t’u ofrojë rritje me nga 20 për qind secilit vetëm për t’i bindur që të qëndrojnë në Emirates.

Kontratat e të dy futbollistëve skadojnë në verën e vitit 2018-të, por kërkesat e tyre deri më tani kanë qenë të larta, pasi kanë kërkuar nga 300 mijë funte në javë.

Në propozimin e Arsenalit është përfshirë edhe një klauzolë që në rast të rikthimit në Ligën e Kampionëve, pagat e Ozil dhe Sanchez do të rriten gradualisht. /KosovaPress/

Be the first to comment

Leave a Reply