Trupi i Suzana Mushkolajt është për t’u admiruar (Foto/Video)

Përkundër moshës që ka, Suzana Mushkolaj vazhdon të mahnitë me dukjen e saj. Ajo guxon të pozojë me bikini dhe imazhet t’i postojë në profilet e saja në rrjetet sociale.

Ndërsa nga disa fotografi të publikuara së fundmi në Instagram, vërehet se trupi i saj është për t’u admiruar.

Suzana mahnit me fizikun e saj (Instagram)
Sa i përket bukurisë së saj, Suzana ka rrëfyer në të kaluarën se që nga mosha e re ka qenë atlete, ka ecur në mal dhe e ka vozitur biçikletën, ndërsa i ka kushtuar edhe shumë rëndësi ushqyerjes – sidomos pemëve dhe perimeve.

Trupi i saj është për t’u admiruar (Instagram)
“Unë personalisht kam dëshirë të dukem bukur, dashuria për jetën si dhe të jetuarit mirë bën që unë të dukem kështu”, ka thënë ajo në të kaluarën.

Suzana është një grua e talentuar, e cila njihet edhe si fotografe profesionale, ndërkaq është nëna e këngëtares Argjentina Ramosaj. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply