Tre kosovarë dhe një serb arrestohen duke hyrë ilegalisht në Rumani

Tre shtetas të Kosovës janë arrestuar në Rumani pasi u kapën duke e kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Rumani.

Sipas rojeve kufitare të Rumanisë së bashku me tre personat nga Kosova ishte edhe një shtetas serb, të gjithë mes moshës 22 dhe 40 vjeç.

Sipas njoftimit nga rojet kufitare, personat e arrestuar kanë thënë se po udhëtonin me qëllim të arritjes së vendeve të Evropës Perëndimore, njofton tion.ro.

Policia rumune tani ka kontaktuar me koleget e tyre në vendin fqinjë dhe të zbatoj marrëveshjen e ripranimit./Insajderi.com

Be the first to comment

Leave a Reply