Kosovari nga Ferizaji pret 200 mysafirë në shtëpinë e tij për festën e Pavarësisë së SHBA-ve (Video)

Një familje nga qyteti i Ferizajt, ka vendosur që festën e Pavarësisë së SHBA-ve, ta pres në një mënyrë të veçantë.

Duke qenë se kjo familje jeton e vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me dekorime të shumta të të gjithë ambientit të shtëpisë së tij në Kosovë, ku janë parë të dominojnë ngjyra të flamurit amerikan, kryefamiljari dhe organizatori i kësaj ndeje, tha se pret sonte që në shtëpinë e tij të pranojnë rreth 200 mysafirë, të afërm e familjarë të cilët sipas tij nuk i ka takuar për pothuajse 30 vjet, transmeton Klan Kosova.

Për më shumë detaje, ndiqeni gjithë intervistën e plotë realizuar me ferizajasin e Amerikës, nga gazetari Agan Hajdarhoxha.

Be the first to comment

Leave a Reply