Arrihet marrëveshja, Wendell pranon t’i bashkohet Romës

Mbrojtësi portugez, Mario Rui është pranë kalimit te Napoli.

Nën kampionët e Italisë, Roma do të përfitojë rreth 12 milionë euro nga ky transferim.

Por kryeqytetasit nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë gjetur zëvendësimin e tij.

Mbrojtësi i majtë brazilian, Wendell ka pranuar kalimin në Serie A te Roma nga Bayer Leverkusen.

23-vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Romën ku do të marrë 2,5 milionë euro pagën vjetore.

Aktualisht dy klubet janë duke diskutuar rreth çmimit të brazilianit.

Besohet se ky transferim do të finalizohet për 10 milionë euro dhe dy të tjera bonuse varësisht nga paraqitjet e majtakut.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply