Duka: Pres që Panucci ta kualifikojë Shqipërinë në Euro 2020

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, pret shumë nga trajneri i ri, Christian Panucci

Numri një i futbollit shqiptar, Armand Duka, pret që trajneri i ri Christian Panucci ta kualifikojë Shqipërinë në Kampionatin Evropian „Euro 2020“

“Ka qenë një proces ndoshta i zgjatur pak në kohë, sepse bashkë me stafin teknik të FSHF-së nuk kemi marrë një vendim të lehtë. Në këtë konferencë falënderoj të gjithë kandidatët që kemi kontaktuar, të cilët kanë qenë gati të marrin drejtimin e Shqipërisë, duke filluar nga Walter Zenga, një trajner shumë i mirë, Clarence Seedorf, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, Alberto Malesani”, ka deklaruar Duka.

“Kemi marrë vendimin më të mirë, kemi zgjedhur një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, nuk besoj se ka nevojë t’ua prezantoj. Ka një eksperiencë të madhe si lojtar, ndoshta modeste në trajnim. Kemi bërë zgjedhje shumë të mirë, për mua është një njeri me vullnet dhe dëshirë të jashtëzakonshme. Jam i bindur që të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur të jemi pjesë e EURO 2020”, ka theksuar ai.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply