Urimi i ndjerë i Amine Gulses për ditëlindjen e vëllait e saj

Amine Gulse është një nga aktoret më të pëlqyer në Turqi. Ajo u njoh fillimisht si “Miss Turqia” e më pas nisi karrierën si aktore. Në profilin e saj në Instagram do të shohim shumë foto të saj me të vëllain, një nga njerëzit më të rëndësishëm për aktoren. Megjithatë, kësaj here ajo i ka dedikuar atij disa fjalë shumë të ndjera me rastin e ditëlidjes së tij.

“Them gjithmonë se jam shumë me fat që kam një vëlla si ti. Do të jem përherë aty për të për të mbështetur, për të të bërë të lumtur kur të jesh i mërzitur. Të dua shumë ty dhe të gjithë familjen tonë. Të uroj ditëlindje sa më të bukura. Shumë urime!” – ka shkruar aktorja në mbishkrimin e kësaj foto./BSImage

Be the first to comment

Leave a Reply